Kumanovë – Nga data 31 gusht deri më 5 shtator, qyteti ynë do të jetë qendra e jetës teatrore dhe kulturore me mbajtjen e edicionit të tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-FEST.
Përgjatë gjashtë ditëve me radhë, skena jonë do të mirëpresë gjashtë shfaqje nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria dhe Serbia. Ky festival synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët skenikë, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e teatrit bashkëkohor në rajon.
Programi Zyrtar i Festivalit KU-FEST 2026
| Data & Ora | Teatri / Trupa | Shfaqja | Autori | Regjia |
|---|---|---|---|---|
| 31 Gusht, 19:30 | Hapja Solemne | — | — | — |
| 31 Gusht, 20:00 | Teatri Shqiptar Shkup | Rinoqerontët | Eugene Ionesco | Vasil Vasilev |
| 01 Shtator, 20:00 | SH.E Kulturës – Abdulla Krashnica & Teatri i Qytetit – Preshevë, Serbi | Vetmi në Perëndim | Martin McDonagh | Afeida Boriqi |
| 02 Shtator, 20:00 | Teatri Kumanovë – Drama Maqedone | Xhaxhi Tufa | Sashko Nasev | Jani Bojaxhi |
| 03 Shtator, 20:00 | Teatri i Qytetit – Qustendil, Bullgari | Albumi Familjar | Malin Krstev | Presin Kuzov |
| 04 Shtator, 20:00 | Teatri i Qytetit – Gjilan, Kosovë | Nëna | Florian Zeller | Erson Zymberi |
| 05 Shtator, 20:00 | Teatri Kumanovë – Drama Shqipe (Shfaqje Përshëndetëse) | Njeriu Jastëk | Martin McDonagh | Andrej Cvetanovski (Ass. regjie: Qazmedin Nuredini) |
| 05 Shtator, 21:00 | Ndarja e Çmimeve | — | — | — |
Aktivitete me Interes dhe Mbrëmje Muzikore
- Ligjëratë për fëmijë: Me temën “Magjia e Teatrit dhe ndikimi i tij tek fëmijët”, për t’i afruar të vegjlit me artin skenik.
- Performanca muzikore: Hapja solemne shoqërohet nga Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër, ndërsa nata përmbyllëse do të ndriçohet nga këngëtari Shpend Latifi.
Çmimet dhe Juria Profesionale
Në natën finale do të ndahen 7 çmime: Shfaqja më e Mirë, Regjia më e Mirë, Aftori/Aktoria më e Mirë në Rol Kryesor dhe Dytësor, si dhe Çmimi Special “Sefedin Nuredini” për Aktorin më të Mirë të Festivalit.
Juria profesionale përbëhet nga: Leunora Kaliqi (kryeredaktore në MRT2), Zejadin Murtezi (aktor) dhe Robert Ristov (aktor, regjisor, producent).
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni për të përjetuar së bashku magjinë e skenës!




![KU FEST [2025] ku fest](https://tshk.mk/wp-content/uploads/2025/09/ku-fest-150x150.webp)