“Lojërat e harruara” së shpejti në teatrin e Kumanovës

Teatri i Kumanovës është i entuziazmuar të prezantojë premierën e ardhshme për fëmijë, “Lojërat e harruara”, një shfaqje e mbushur me energji, muzikë dhe një mesazh të fuqishëm për brezin e ri: “Telefonat janë të bukur, por loja me shokët është më e bukur!”

Në këtë aventurë skenike, fëmijët do të takohen me Benin dhe Gimin, dy shokë të pandarë që nisin një udhëtim magjik për të zbuluar se loja më e çmuar është ajo që ndahet me miqtë – plot me të qeshura, gara miqësore dhe fantazi pa kufij.

E krijuar për të frymëzuar dhe argëtuar, shfaqja është një mozaik i gjallë këngësh, lojërash dhe humori. Ajo i fton fëmijët të lënë mënjanë ekranet dhe të përqafojnë botën e pasur të ndërveprimit shoqëror, duke i mësuar se si të ndihen të lumtur dhe të plotësuar vetëm me praninë e shokëve të tyre.

“Lojërat e Harruara” premton të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë familjen.

“Një Dorëzim” – 29.09.2025 [Teatri i Preshevës]

Të Hënën, më 29 shtator 2025, në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës – Kumanovë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një shfaqje të veçantë brenda kuadrit të Festivalit “Ditët e Komedisë”.

Teatri i Preshevës do të ngjitet në skenë me komedinë “Një Dorëzim” të autorit Martin McDonagh.

  • Regjia: Afeida Boriçi
  • Aktorët: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu
  • Skenografia: Nexhat Boriçi
  • Muzika: Skender Halimi
  • Ndriçimi: Xhemal Hasani
  • Kostumet: Fitore Fejzullahu
  • Rekuizitat: Burim S. Emini
  • Punëtor skene: Ibrahim Nuredini

Kjo mbrëmje nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një takim vëllazëror mes Kumanovës dhe Preshevës. Ne e hapim zemrën dhe duart tona për të mirëpritur aktorët tanë nga Presheva, që me talentin dhe përkushtimin e tyre sjellin gjallëri e krenari në skenën shqiptare.

Ky takim është dëshmi se arti dhe kombi nuk njohin kufij – gjuha jonë, kënga jonë, humori ynë dhe emocionet tona na bashkojnë gjithmonë.

T’i duartrokasim fort miqtë tanë, duke i bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre, këtu në Kumanovën tonë, sepse një gjak, një shpirt e një kulturë na lidh përjetësisht.

Përgaditje për shfaqjen për fëmijë “Lojërat e Harruara”

Sot kanë filluar provat e shfaqjes për fëmijë “Lojërat e Harruara” në Teatrin e Kumanovës.
Shfaqja vjen nën regjinë e Ibër Dearit, me aktorët Faton Ibrahimi dhe Gëzim Latifi.

“Lojërat e Harruara” sjell në skenë lojërat tradicionale që fëmijët dikur luanin, por që sot janë lënë mënjanë, pasi vëmendja e tyre është përqendruar kryesisht tek teknologjia. Ky tekst synon t’i rikthejë fëmijët në botën e lojës, fantazisë dhe bashkëpunimit, duke i angazhuar edhe vetë në këtë përvojë teatrale.

“LETRA” [PREMIERË] 18.07.2024

Autor: TANKRED DORST Regjia: NEHAT MEMETI**

Interpretojnë:

Sara Bajrami, Ismail Kasumi, Sefedin Shabani, Mendim Murtezi, Qazim Ameti

Muzika: Alisan Mehmeti, Skenografia: Qazmedin Nuredini, Kostumet: Erzana Behluli, Organizator: Jakup Jakupi & Fidan Alili, Ndriçimi: Sefedin Murseli, Zërimi: Alsllan Fazliu

Biletat i rezervoni në tel. 070640995 si dhe në Shtepinë e Kulturës-Kumanovë

*(Publiku është në sallë të madhe)*