“Një Dorëzim” – 29.09.2025 [Teatri i Preshevës]

Të Hënën, më 29 shtator 2025, në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës – Kumanovë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një shfaqje të veçantë brenda kuadrit të Festivalit “Ditët e Komedisë”.

Teatri i Preshevës do të ngjitet në skenë me komedinë “Një Dorëzim” të autorit Martin McDonagh.

  • Regjia: Afeida Boriçi
  • Aktorët: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu
  • Skenografia: Nexhat Boriçi
  • Muzika: Skender Halimi
  • Ndriçimi: Xhemal Hasani
  • Kostumet: Fitore Fejzullahu
  • Rekuizitat: Burim S. Emini
  • Punëtor skene: Ibrahim Nuredini

Kjo mbrëmje nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një takim vëllazëror mes Kumanovës dhe Preshevës. Ne e hapim zemrën dhe duart tona për të mirëpritur aktorët tanë nga Presheva, që me talentin dhe përkushtimin e tyre sjellin gjallëri e krenari në skenën shqiptare.

Ky takim është dëshmi se arti dhe kombi nuk njohin kufij – gjuha jonë, kënga jonë, humori ynë dhe emocionet tona na bashkojnë gjithmonë.

T’i duartrokasim fort miqtë tanë, duke i bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre, këtu në Kumanovën tonë, sepse një gjak, një shpirt e një kulturë na lidh përjetësisht.

“Burrat me papuçe” [PREMIERË] 15.04.2024 20:00

Autor: Miro Gavran / Regjia: Marigona Bekteshi Ferati / Ass.Regjie: Qazmedin Nuredini


Interpretojne: Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi, Dea Pajaziti


Kostumografe: Aferdita Statovci Ass.Kostume: Laura Ymeri Muzika: Orhan Shaqiri
Organizator: Jakup Jakupi & Fidan Alili / Ndriçimi : Sefedin Murseli / Zërimi: Alsllan Fazliu
Plakati: Frame in Production

Biletat i rezervoni ne tel. 070640995 në Shtepinë e Kulturës-Kumanovë

“Lojë Dashurije” [PREMIERË] 03.07.2021

Autor: Pjer de Marivo Regjia:Nehat Memeti
Luajnë:
Sara Bajrami , Faton Ibrahimi , Kujtime Ahmeti , Mendim Murtezi , Musa Isufi , Mirsad Abazi
Ass. Regjie: Ibër Deari / Skenograf: Ardian Kadriu / Kostimografia: Medina Hoxha / Muzika: Alisan Mehmedi , Organizator: Jakupi Jakup,Fidan Alili / Inspicient: Gjilsime Ajdini Aziri / Mjeshter i dritave: Sefedin Sefo Murseli / Mjeshter Zerimi: Asllan Fazliu


Përshkak të pandemisë COVID-19 duhet përmbajtur rregullave dhe numri i publikut është i kufizuar.