Të Hënën, më 29 shtator 2025, në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës – Kumanovë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një shfaqje të veçantë brenda kuadrit të Festivalit “Ditët e Komedisë”.
Teatri i Preshevës do të ngjitet në skenë me komedinë “Një Dorëzim” të autorit Martin McDonagh.
- Regjia: Afeida Boriçi
- Aktorët: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu
- Skenografia: Nexhat Boriçi
- Muzika: Skender Halimi
- Ndriçimi: Xhemal Hasani
- Kostumet: Fitore Fejzullahu
- Rekuizitat: Burim S. Emini
- Punëtor skene: Ibrahim Nuredini
Kjo mbrëmje nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një takim vëllazëror mes Kumanovës dhe Preshevës. Ne e hapim zemrën dhe duart tona për të mirëpritur aktorët tanë nga Presheva, që me talentin dhe përkushtimin e tyre sjellin gjallëri e krenari në skenën shqiptare.
Ky takim është dëshmi se arti dhe kombi nuk njohin kufij – gjuha jonë, kënga jonë, humori ynë dhe emocionet tona na bashkojnë gjithmonë.
T’i duartrokasim fort miqtë tanë, duke i bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre, këtu në Kumanovën tonë, sepse një gjak, një shpirt e një kulturë na lidh përjetësisht.

!["LETRA" [PREMIERË] 18.07.2024 LETRA-724x1024](https://tshk.mk/wp-content/uploads/2024/09/LETRA-724x1024-1-150x150.webp)
!["Lavirja e denjë për rrespekt" [PREMIERË]14.09.2022 306223655_5242118325886437_8413303995323959446_n](https://tshk.mk/wp-content/uploads/2024/09/306223655_5242118325886437_8413303995323959446_n.jpg)
!["MIRANDOLINA" [PREMIERË] 20.05.2012 mirandolina](https://tshk.mk/wp-content/uploads/2024/09/mirandolina.jpg)
![FISHKËLLIMË NË ERRËSIRË [PREMIERË] 14.06.2022 fishkellim ne errsire](https://tshk.mk/wp-content/uploads/2024/09/fishkellim-ne-errsire.jpg)