“Shfaqja ‘Burrat me Papuçe’ u prit ngrohtësisht nga publiku i Kumanovës në Ditët e Komedisë”

Mbrëmë, në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë ”Burrat me Papuçe” në Shtëpinë e Kulturës.

Megjithëse jo një premierë, shfaqja e autorit të njohur Miro Gavran, nën regjinë e Marigona Ferati Bekteshit, mblodhi një audiencë të larmishme nga grupmosha dhe profesione të ndryshme. Aktorët e Teatrit të Kumanovës, përfshirë Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Dea Pajaziti, ofruan një performancë të cilësuar nga publiku për cilësinë e saj, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje të shumta.

Interpretimi dhe regjisorja u vlerësuan për realizimin dinamik të komedisë, duke ofruar një natë të këndshme për të gjithë të pranishmit. Një falënderim i veçantë shkon për publikun e Kumanovës për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre, duke ndihmuar në krijimin e një atmosfere të ngrohtë dhe mikpritëse për teatrin.

Festivali i Komedisë mbetet një mundësi e rëndësishme për të nxitur zhvillimin e artit skenik në qytet.

Shfaqja u mbajt më 02 tetor, në orën 20:00, dhe u mirëprit me shumë pozitivitet nga të gjithë të pranishmit.

Shfaqja “Dredhitë e Patukut” magjeps publikun e Kumanovës në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”

30 Shtator 2024

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë “Dredhitë e Patukut”, me autor Gjergj Fishta dhe regji nga Kushtrim Bekteshi.

Shfaqja u mbajt në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Interpretimi i trupës së Teatrit të Tetovës, përbërë nga aktorët Arsim Fazlija, Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Blerim Ismani, Sami Mustafa, Abdulla Osmani dhe Sheqerije Ilazi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u prit me shumë entuziazëm nga publiku kumanovar. Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi mjeshtëri në përshtatjen e veprës, duke e bërë atë të freskët dhe plot humor, ndërsa grupi teatral shkëlqeu me lojën e tyre plot dinamizëm e energji, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të këndshme për të gjithë të pranishmit.

Falenderojmë Teatrin e Tetovës për një shfaqje të suksesshme dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm në pasurimin e jetës kulturore në rajon.


Njoftim për shfaqjen e radhës

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”, publiku i Kumanovës do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë tjetër, “Burrat me Papuçe”, më 02 Tetor, të Mërkurën, në ora 20:00.

Vepra e autorit Miro Gavran do të vihet në skenë nën regjinë e Marigona Ferati Bekteshi, me pjesëmarrjen e aktorëve nga Teatri i Kumanovës: Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Dea Pajaziti.

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

“Burrat me papuce” 02.10.2024 në kuadër të Festivalit Ditët e Komedisë

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”] publiku i Kumanovës ka mundësinë të ndjekë komedinë:

” BURRAT ME PAPUÇE “

  • Data: 02 Tetor, e Mërkurë
  • Ora: 20:00
  • Autor: MIRO GAVRAN
  • Regjia: MARIGONA FERATI BEKTESHI

Aktorët: [Teatri i Kumanovës]

  • Kujtime Ahmeti
  • Sefedin Shabani
  • Faton Ibrahimi
  • Dea Pajaziti

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Rezervimi i biletave mund të bëhet në numrin e telefonit: 078208443 
Orari i biletarisë:
10:00 - 14:00 & 17:00 - 20:00

“DREDHIT’ E PATUKUT” 30.09.2024 në kuadër të Festivalit Ditët e Komedisë

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”] publiku i Kumanovës ka mundësinë të ndjekë komedinë:

“Dredhitë e Patukut”

  • Data: 30 Shtator, e Hënë
  • Ora: 20:00
  • Autor: Gjergj Fishta
  • Regjia: Kushtrim Bekteshi

Aktorët: [Teatri i Tetovës]

  • Arsim Fazlija
  • Arsim Kaleci
  • Elmir Sejfullai
  • Ermal Çanga
  • Arta Zejneli
  • Blerim Ismani
  • Sami Mustafa
  • Abdulla Osmani
  • Sheqerije Ilazi

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Rezervimi i biletave mund të bëhet në numrin e telefonit: 078208443 
Orari i biletarisë:
10:00 - 14:00 & 17:00 - 20:00

Teatri i Tetoves do te prezentoj me shfaqen “DREDHIT E PATOKUT “

Në kuadër të Festivalit “ Ditët e komedisë “ / “ Denovi na komedija “ publiku i Kumanovës ka mundësin te ndjek dy shfaqe komedi:

30 Shtator – e Hënë ora: 20:00

“DREDHIT’ E PATUKUT“
autor
: GJERGJ FISHTA
regjia: KUSHTRIM BEKTESHI

luajnë:
Arsim Fazlija
Arsim Kaleci
Elmir Çanga
Arta Zejneli
Blerim Ismani
Sami Mustafa
Abdulla Osmani
Sheqerije Ilazi

TEATRI I TETOVËS

02 Tetor – e Mërkure ora: 20:00

“BURRAT ME PAPUÇE“
autor
: MIRO GAVRAN
regjia: MARIGONA FERATI BEKTESHI

luajnë:
Kujtime Ahmeti
Sefedin Shabani
Faton Ibrahimi
Dea Pajaziti

TEATRI I KUMANOVËS


Shfaqet mbahen në Shtëpin e Kulturës Kumanovë
Biletat mund ti rezrevoni ne
Nr. e tel 078 208-443
Orari i biletarisë 
10-14 & 17-20