Shfaqja “Dredhitë e Patukut” magjeps publikun e Kumanovës në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”

30 Shtator 2024

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë “Dredhitë e Patukut”, me autor Gjergj Fishta dhe regji nga Kushtrim Bekteshi.

Shfaqja u mbajt në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Interpretimi i trupës së Teatrit të Tetovës, përbërë nga aktorët Arsim Fazlija, Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Blerim Ismani, Sami Mustafa, Abdulla Osmani dhe Sheqerije Ilazi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u prit me shumë entuziazëm nga publiku kumanovar. Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi mjeshtëri në përshtatjen e veprës, duke e bërë atë të freskët dhe plot humor, ndërsa grupi teatral shkëlqeu me lojën e tyre plot dinamizëm e energji, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të këndshme për të gjithë të pranishmit.

Falenderojmë Teatrin e Tetovës për një shfaqje të suksesshme dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm në pasurimin e jetës kulturore në rajon.


Njoftim për shfaqjen e radhës

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”, publiku i Kumanovës do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë tjetër, “Burrat me Papuçe”, më 02 Tetor, të Mërkurën, në ora 20:00.

Vepra e autorit Miro Gavran do të vihet në skenë nën regjinë e Marigona Ferati Bekteshi, me pjesëmarrjen e aktorëve nga Teatri i Kumanovës: Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Dea Pajaziti.

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

“Burrat me papuce” 02.10.2024 në kuadër të Festivalit Ditët e Komedisë

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”] publiku i Kumanovës ka mundësinë të ndjekë komedinë:

” BURRAT ME PAPUÇE “

  • Data: 02 Tetor, e Mërkurë
  • Ora: 20:00
  • Autor: MIRO GAVRAN
  • Regjia: MARIGONA FERATI BEKTESHI

Aktorët: [Teatri i Kumanovës]

  • Kujtime Ahmeti
  • Sefedin Shabani
  • Faton Ibrahimi
  • Dea Pajaziti

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Rezervimi i biletave mund të bëhet në numrin e telefonit: 078208443 
Orari i biletarisë:
10:00 - 14:00 & 17:00 - 20:00

“DREDHIT’ E PATUKUT” 30.09.2024 në kuadër të Festivalit Ditët e Komedisë

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”] publiku i Kumanovës ka mundësinë të ndjekë komedinë:

“Dredhitë e Patukut”

  • Data: 30 Shtator, e Hënë
  • Ora: 20:00
  • Autor: Gjergj Fishta
  • Regjia: Kushtrim Bekteshi

Aktorët: [Teatri i Tetovës]

  • Arsim Fazlija
  • Arsim Kaleci
  • Elmir Sejfullai
  • Ermal Çanga
  • Arta Zejneli
  • Blerim Ismani
  • Sami Mustafa
  • Abdulla Osmani
  • Sheqerije Ilazi

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Rezervimi i biletave mund të bëhet në numrin e telefonit: 078208443 
Orari i biletarisë:
10:00 - 14:00 & 17:00 - 20:00