Nis edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “KU-FEST 2026”

Kumanovë – Nga data 31 gusht deri më 5 shtator, qyteti ynë do të jetë qendra e jetës teatrore dhe kulturore me mbajtjen e edicionit të tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-FEST.

Përgjatë gjashtë ditëve me radhë, skena jonë do të mirëpresë gjashtë shfaqje nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria dhe Serbia. Ky festival synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët skenikë, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e teatrit bashkëkohor në rajon.

Programi Zyrtar i Festivalit KU-FEST 2026

Data & OraTeatri / TrupaShfaqjaAutoriRegjia
31 Gusht, 19:30Hapja Solemne———
31 Gusht, 20:00Teatri Shqiptar ShkupRinoqerontëtEugene IonescoVasil Vasilev
01 Shtator, 20:00SH.E Kulturës – Abdulla Krashnica & Teatri i Qytetit – Preshevë, SerbiVetmi në PerëndimMartin McDonaghAfeida Boriqi
02 Shtator, 20:00Teatri Kumanovë – Drama MaqedoneXhaxhi TufaSashko NasevJani Bojaxhi
03 Shtator, 20:00Teatri i Qytetit – Qustendil, BullgariAlbumi FamiljarMalin KrstevPresin Kuzov
04 Shtator, 20:00Teatri i Qytetit – Gjilan, KosovëNënaFlorian ZellerErson Zymberi
05 Shtator, 20:00Teatri Kumanovë – Drama Shqipe (Shfaqje Përshëndetëse)Njeriu JastëkMartin McDonaghAndrej Cvetanovski (Ass. regjie: Qazmedin Nuredini)
05 Shtator, 21:00Ndarja e Çmimeve———

Aktivitete me Interes dhe Mbrëmje Muzikore

  • Ligjëratë për fëmijë: Me temën “Magjia e Teatrit dhe ndikimi i tij tek fëmijët”, për t’i afruar të vegjlit me artin skenik.
  • Performanca muzikore: Hapja solemne shoqërohet nga Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër, ndërsa nata përmbyllëse do të ndriçohet nga këngëtari Shpend Latifi.

Çmimet dhe Juria Profesionale

Në natën finale do të ndahen 7 çmime: Shfaqja më e Mirë, Regjia më e Mirë, Aftori/Aktoria më e Mirë në Rol Kryesor dhe Dytësor, si dhe Çmimi Special “Sefedin Nuredini” për Aktorin më të Mirë të Festivalit.

Juria profesionale përbëhet nga: Leunora Kaliqi (kryeredaktore në MRT2), Zejadin Murtezi (aktor) dhe Robert Ristov (aktor, regjisor, producent).

Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni për të përjetuar së bashku magjinë e skenës!

Nisin provat për kryeveprën “Njeriu Jastëk”

Skena e Teatrit Shqiptar të Kumanovës është gjallëruar sot me nisjen e provave për projektin më të ri teatror, dramën psikologjike “Njeriu Jastëk” (The Pillowman), nga autori i mirënjohur botëror Martin McDonagh.


Nën udhëheqjen e regjisorit Andrej Cvetanovski, ky realizim premton të sjellë një eksperiencë unike dhe provokuese për artdashësit kumanovarë. Shfaqja gërsheton misterin, errësirën dhe forcën e tregimit, duke u shndërruar në një nga sfidat më interesante artistike të këtij sezoni.

Ekipi Artistik dhe Realizimi

Për ta jetësuar këtë tekst kompleks, në skenë do të ngjitet një kastë e sprovuar aktorësh:

  • Mendim Murtezi
  • Ismail Kasumi
  • Mirsad Abazi
  • Gzim Latifi
    Vizioni vizual dhe akustik i shfaqjes i është besuar profesionistëve të dëshmuar:
  • Skenografia dhe kostumet: Sergej Svetozarev
  • Muzika: Dimitar Andonovski
  • Inspiciente: Gjilsime Ajdini Aziri
    Prapaskena dhe mbarëvajtja e këtij projekti mbikëqyren nga dyshja organizative Jakup Jakupi dhe Fidan Alili.

“Njeriu Jastëk” nuk është thjesht një shfaqje, por një eksplorim i thellë i imagjinatës dhe pasojave të saj. Jemi të emocionuar që ky proces sapo filloi dhe mezi presim ta ndajmë me ju.

Së shpejti në skenën e Teatrit Shqiptar të Kumanovës!

“Lojërat e harruara” së shpejti në teatrin e Kumanovës

Teatri i Kumanovës është i entuziazmuar të prezantojë premierën e ardhshme për fëmijë, “Lojërat e harruara”, një shfaqje e mbushur me energji, muzikë dhe një mesazh të fuqishëm për brezin e ri: “Telefonat janë të bukur, por loja me shokët është më e bukur!”

Në këtë aventurë skenike, fëmijët do të takohen me Benin dhe Gimin, dy shokë të pandarë që nisin një udhëtim magjik për të zbuluar se loja më e çmuar është ajo që ndahet me miqtë – plot me të qeshura, gara miqësore dhe fantazi pa kufij.

E krijuar për të frymëzuar dhe argëtuar, shfaqja është një mozaik i gjallë këngësh, lojërash dhe humori. Ajo i fton fëmijët të lënë mënjanë ekranet dhe të përqafojnë botën e pasur të ndërveprimit shoqëror, duke i mësuar se si të ndihen të lumtur dhe të plotësuar vetëm me praninë e shokëve të tyre.

“Lojërat e Harruara” premton të jetë një përvojë e paharrueshme për të gjithë familjen.

“Një Dorëzim” – 29.09.2025 [Teatri i Preshevës]

Të Hënën, më 29 shtator 2025, në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës – Kumanovë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një shfaqje të veçantë brenda kuadrit të Festivalit “Ditët e Komedisë”.

Teatri i Preshevës do të ngjitet në skenë me komedinë “Një Dorëzim” të autorit Martin McDonagh.

  • Regjia: Afeida Boriçi
  • Aktorët: Gani Veseli, Valon Nuhiu, Artan Ibishi, Egzona Salihu
  • Skenografia: Nexhat Boriçi
  • Muzika: Skender Halimi
  • Ndriçimi: Xhemal Hasani
  • Kostumet: Fitore Fejzullahu
  • Rekuizitat: Burim S. Emini
  • Punëtor skene: Ibrahim Nuredini

Kjo mbrëmje nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një takim vëllazëror mes Kumanovës dhe Preshevës. Ne e hapim zemrën dhe duart tona për të mirëpritur aktorët tanë nga Presheva, që me talentin dhe përkushtimin e tyre sjellin gjallëri e krenari në skenën shqiptare.

Ky takim është dëshmi se arti dhe kombi nuk njohin kufij – gjuha jonë, kënga jonë, humori ynë dhe emocionet tona na bashkojnë gjithmonë.

T’i duartrokasim fort miqtë tanë, duke i bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre, këtu në Kumanovën tonë, sepse një gjak, një shpirt e një kulturë na lidh përjetësisht.

Përgaditje për shfaqjen për fëmijë “Lojërat e Harruara”

Sot kanë filluar provat e shfaqjes për fëmijë “Lojërat e Harruara” në Teatrin e Kumanovës.
Shfaqja vjen nën regjinë e Ibër Dearit, me aktorët Faton Ibrahimi dhe Gëzim Latifi.

“Lojërat e Harruara” sjell në skenë lojërat tradicionale që fëmijët dikur luanin, por që sot janë lënë mënjanë, pasi vëmendja e tyre është përqendruar kryesisht tek teknologjia. Ky tekst synon t’i rikthejë fëmijët në botën e lojës, fantazisë dhe bashkëpunimit, duke i angazhuar edhe vetë në këtë përvojë teatrale.