Përgaditje për shfaqjen për fëmijë “Lojërat e Harruara”

Sot kanë filluar provat e shfaqjes për fëmijë “Lojërat e Harruara” në Teatrin e Kumanovës.
Shfaqja vjen nën regjinë e Ibër Dearit, me aktorët Faton Ibrahimi dhe Gëzim Latifi.

“Lojërat e Harruara” sjell në skenë lojërat tradicionale që fëmijët dikur luanin, por që sot janë lënë mënjanë, pasi vëmendja e tyre është përqendruar kryesisht tek teknologjia. Ky tekst synon t’i rikthejë fëmijët në botën e lojës, fantazisë dhe bashkëpunimit, duke i angazhuar edhe vetë në këtë përvojë teatrale.